Kryeministri kosovar i bëri këto komente pas mbledhjes së rregullt të Qeverisë së Kosovës. Thaçi përsëriti se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe për të ndërtuar raporte të mira paqeje me të gjithë fqinjët, përfshirë edhe Serbinë. Reagimi i shefit kosovar të qeverisë erdhi pas pyetjeve të gazetarëve se në cilin stad kanë arritur bisedimet me EULEX-in dhe ICO-në, për çështjen e protokollit me Republikën e Serbisë.