“Në mbështetje të nenit 93 dhe 96, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë, me propozim të shumicës parlamentare, D e k r e t o j: Neni 1 – Zoti Sali Berisha, emërohet Kryeministër i Republikës së Shqipërisë. Neni 2 – Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. Nr. Dekretit 6243 Tiranë, më 09.09.2009 Presidenti i Republikës Bamir Topi” ishte përmbajtja e dekretit të presidentit Topi për emërimin e kryeministrit të ri që rezulton të jetë sërish Sali Berisha i cili tashmë duhet të formojë qeverinë e re që duhet të përfundojë brenda kësaj jave.