Maqedoni – Fuere optimist për reformat e vendit

“Jemi të inkurajuar nga punët e kryera gjatë periudhës së fundit, por edhe jemi të inkurajuar edhe nga porositë e komisionerit Oli Ren”, ka theksuar ambasadori Fuere, me rastin e përfundimit të projektit “Tuining” për përparimin e kapaciteteve të institucioneve kundër pastrimit të parave. Ambasadori i BE-së ka theksuar se shpreson se do të vazhdojë trendi i miratimit të vendimeve me koncesus lidhur me realizimin e përcaktimeve të vendosura nga BE-ja për Maqedoninë. “Ky nuk do të jetë një proces që do të kryhet më 15 shtator në ditën e mbylljes së raportit, apo më 15 tetor në ditën e publikimit të raportit, por duhet të jetë i rregullt”, ka theksuar ambasadori Fuere.