“Hyjmë që nesër në kuvend nëse na lejohet të hetojmë të gjithë procesin në pavarësi të plotë edhe me praninë e OSBE- ODHIR. Gjithashtu Rama theksoi se qeveria e re ka një ministër i cili është nën hetim për një krim shtetëror duke u bërë si motra e Iranit e cila ka një ministër në kërkim. “Qeveria ka frikë nga hapja e kutive që mbajnë brenda dëshminë faktike të asaj që ka ndodhur më 28 qershor dhe asaj bakërdie që është bërë me materialin zgjedhor. Por jo vetëm kaq përveç frikës nga hapja e kutive është edhe frika nga transparenca më të gjithë veprimtarinë e një shtetit të tërë e vënë në funksion të shtetit. Duke filluar nga shpërdorimi i funksioneve dhe aseteve publike për qëllime elektorale deri tek përndjekja e patolerueshme e atyre qytetarëve që sot dëbohen nga vendi i punës apo transferohen në drejtime të pamundura sepse janë identifikuara si njerëz të opozitës, sepse ka qenë përfaqësues të opozitës në komisione” deklaroi Rama. “E gjithë kjo po ndryshon kuadrin e një demokracie të rrezikuar, dhe njëkohësisht shtjellon më së miri dhe përmirësimin e kushteve tona që nuk janë kushte për të ndryshuar pushtetin në tavolinë por janë kushte për të garantuar demokracinë për të garantuar liri dhe të drejta kushtetuese. Demokracia e rrezikuar nga një kuvend që dominohet nga një shumicë pa legjitimitet të plotë dhe njëkohësisht nesër do të diktohet nga një qeveri e cila lind si shprehje e deformimit duke bashkuar çka nuk dukej e bashkueshme për çdo kënd para 28 qershorit”, tha me tej kreu i socialistëve. “Unë dua të nënvizoj vullnetin tonë të plotë për ta çuar para këta kauzë që nuk është kauza e një partie politike por është shumë më e madhe është një kauzë që ka të bëjë drejt për drejt me mënyrën si funksionon jeta demokratike në këtë vend dhe me kërcënimin serioz që u bëhet përmes pushtetit të sotëm funksioneve jetike të demokracisë” tha Rama.