Rusi – Lavrov mohon shitjen e raketave për Iranin

Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov ka deklaruar se lajmet në fjalë janë “abosulitsht të pavërteta”. Anija me flamur maltez “Arctic Sea”, me ekuipazh rus, u shpall e humbur për më shumë se dy javë dhe u gjet më 16 gusht në brigjet e Afrikës perëndimore. Duke folur nga Moska, Lavrov ka denoncuar spekulimet e bëra në media, duke i cilësuar lajmet si “të pabaza”. Shefi i diplomacisë ruse ka premtuar një hetim “transparent”, në të cilin do të ftohen për të marrë pjesë edhe autoritetet malteze.