Dibër – Vazhdojnë lëkundjet e tërmetit, banorët kalojnë natën jashtë

Sipas të dhënave paraprake të sizmiologëve, lëkundje të tjera tërmeti vazhdojnë të trondisin zonën e prekur më shumë prej tij, si komunat Gjoricë apo Shupenzë të rrethit të Dibrës. Pikërisht, në këto zona pati edhe më shumë dëmtime materiale, ku të dhënat tregojnë konkretisht se nga tërmeti, në fshatin Gjoricë u dëmtuan mbi 150 shtëpi ndërkohë që në Shupenzë numri i shtëpive të dëmtuara është edhe më i lartë. Pas mbledhjes së parë të Shtabit të Emergjencës në Prefekturën e Dibrës, zhvilluar dje në mesditë, paraprakisht rezulton se të paktën 166 shtëpi në rang qarku janë të pabanuara dhe 2 500 të dëmtuara.