Tiranë – Nis punimet Kuvendi i Shqipërisë, mungojnë deputetët e opozitës

Pasi ka përshëndetur e u ka uruar punë të mbarë deputetëve në misionin e tyre, Beja ka lexuar emrat e të gjithë deputetëve të rinj të parlamentit. Deputetët socialistë vendosën të bojkotojnë seancën e parë të Kuvendit si qëndrim kundërshtues ndaj asaj që ata e quajnë standarde të ulta të zgjedhjeve të fundit, të papranueshme, sipas tyre, për një vend anëtar të NATO-s. Socialistët kanë deklaruar se do të kenë marrëdhënie të kushtëzuara me Kuvendin, ndërsa demokratët e quajnë të gabuar e jo konstruktiv qëndrimin e deputetëve socialistë. Presidenti i Republikës Bamir Topi u bëri thirrje deputetëve të bashkëpunojnë për hir të interesave madhore të integrimit evropian. Ai bëri vlerësimin e parë të tij për zgjedhjet e 28 qershorit të cilat ai i quajti të denja për një vend anëtar të NATO-s.

Advertisement