Komisioneri Evropian për Zgjerimin Olli Rehn tha se brenda kësaj vjeshte të dyja palët do të arrijnë një marrëveshje për sheshimin e konfliktit për kufirin. Sllovenia bllokoi bisedimet për hyrjen e Kroacisë në Bashkimin Evropian, në dhjetorin e shkuar për shkak të mosmarrëveshjeve që lidheshin me vijën kufitare.