Maqedoni – Milososki merr pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të BE

Agjencia e lajmeve Makfax shkruan sot se Milososki është ftuar nga ministri i Jashtëm I Suedisë, Karl Bildt, të marrë pjesë në takim. Minsitrat e Jashtëm të vendeve kandidate në BE shpesh ftohen të marrin pjesë në sesione të mbyllura të takimeve informale të ministave. Pritet që tema kryesore e këtij sesioni do të jetë Partneritetet e BE-së. Gjithashtu pritet të diskutohet edhe procesi I zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor bëhet e ditur në një deklaratë të ministrisë së Jashtme maqedonase.

Advertisement