Tiranë – PE uron LSI për koalicionin me PD

“I dashur Ilir Meta, të dashur shokë të LSI, para së gjithash dua t’ju falënderoj përzemërsisht për pjesëmarrjen e suksesshme në Qeverinë shqiptare. Unë uroj nga zemra që ju të mund të përmbushni aspiratat politike të bashkëqytetarëve dhe bashkëqytetareve tuaj. Për ne të gjithë në Evropë, do të jetë një shenjë e mirë që Shqipëria të perfeksionojë bindshëm rrugën e saj drejt një të ardhme paqësore dhe që njerëzit të mund të shikojnë një Shqipëri me një të ardhme të qartë e të sigurt’ thuhej në mesazhin e pagëzimit të presidenti i grupit parlamentar socialist në PE, Martin Schulz i dërgoi sot Metës. “Me shumë kënaqësi unë ju mbështes me të gjitha forcat e mia dhe me gëzim shpreh besimin për bashkëpunimin tuaj të mirë me Evropën dhe për Evropën” përfundon mesazhin e tij Schulz.

Advertisement