Kosovë – EULEX, marrëveshje me Serbinë në shumë sektore

EULEX konfirmoi se bashkëpunimi i tyre me Serbinë do të jetë edhe në sektorin e doganave dhe të magjistraturës. Zëdhënësi i misionit evropian në Kosovë, Karin Limdal, deklaroi se këto marrëveshje do të realizohen së shpejti. Ai shpjegoi se EULEX-i ishte i interesuar për bashkëpunimin me policinë, drejtësinë dhe sektorin e doganave me të gjitha vendet e rajonit. Misioni evropian deklaroi edhe se po kërkon të vazhdojë bisedimet me autoritetet e Kosovës, të cilat u shprehën kundër marrëveshjeve ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë.

Advertisement