Sipas Surroit, “pengesë reale për integrimin e Ballkanit Perëndimor në NATO është Serbia, e cila duke mos e njohur Kosovën dhe duke mos dashur të hyjë në NATO bëhet pengesë edhe për shtetet tjera, e në radhë të parë Kosovën”. Këto komente kryetari i bordit të Klubit për Politikë të Jashtme i bëri gjatë një konference të organizuar nga Këshilli Kroat i Atlantikut dhe Divizioni për Politika Publike i NATO-s i cili po mbahet në Slano të Kroacisë. “Çështja e hyrjes së Kosovës në NATO tanimë është një problem politik në të cilin Serbia ka gisht dhe mbanë peng tërë procesin. Për këtë është e nevojshme që të unifikohet politika e BE-së dhe e NATO-s ndaj Serbisë dhe të kushtëzohet integrimi i mëtutjeshëm i Serbisë me funksionimin e Kosovës dhe integrimin e saj në strukturat euroatlantike”, ka deklaruar Surroi.