“Partia Republikane ka kontributin e saj në këtë mazhorancë, unë kam kontributin tim dhe askush nuk mund ta mohojë këtë gjë”, deklaroi Mediu. Kreu i republikanëve i cili dha dorëheqjen si ministër i Mbrojtjes pas tragjedisë së Gërdecit ku 26 vetë gjetën vdekjen dhe u plagosën mëse 300 të tjerë, tha se ende nuk është konfirmuar nëse ai do të jetë Ministër i Mjedisit në vend të Lufter Xhuvelit. Kurse shtoi se ofertat që atij i janë bërë për përfshirje në qeverinë e re të Berishës, do të shqyrtohen nga strukturat drejtuese të partisë Republikane dhe më tej do të merret një vendim.