Kosovë – Pack, protokolli i bashkëpunimit i pavlerë nëse nuk firmos Kosova

“I propozoj EULEX-it që ta ftojë Qeverinë e Kosovës ta nënshkruajë protokollin në mënyrë që në marrëveshje të figurojnë tre nënshkrimet: i Kosovës, i EULEX-it dhe i Serbisë. Nëse kjo nuk bën, atëherë, nuk na duhet ai protokoll, nuk kemi nevojë për të, sepse pa nënshkrimin e Qeverisë së Kosovës protokolli është i pavlefshëm”, ka thënë Pack në një intervistë për Radio Kosovën. Pack është e mendimit se, EULEX-i duhet të mbajë kontakte me vendet fqinje të Kosovës dhe natyrisht duhet të përpiqet të ndihmojë Qeverinë e Kosovës në tejkalimin e vështirësive dhe problemeve që ekzistojnë midis Kosovës dhe Serbisë. Në këtë kuadër, theksoi ajo, ndoshta ka nevojë për bashkëpunim me policinë e Serbisë, “mirëpo këtu nuk guxon të përjashtohet Kosova, prandaj në një protokoll të tillë duhet të jetë patjetër palë nënshkruese edhe Kosova”.

Advertisement