Kosovë – Rasmussen, do vazhdojmë me planin për reduktimin e trupave

Kështu u shpreh sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen. “Pavarësisht incidenteve të padëshiruara, nuk mendoj se situata e përgjithshme e sigurisë ka ndryshuar. Kështu që ne do të vazhdojmë me planet e marra për reduktimin e trupave të KFOR-it në fillim të vitit të ardhshëm. Mendoj se situata e përgjithshme e sigurisë është përmirësuar dhe kushtet janë plotësuar për marrjen e një vendimi të tillë. Mendoj se situata e sigurisë është e kënaqshme”, deklaroi Rasmussen në një konferencë për shtyp nga selia e NATO-s në Bruksel. Sipas tij, aleanca do të vazhdojë të realizojë vendimin, për reduktimin e numrit të trupave ushtarake në Kosovë nga15 mijë në 10 mijë, në fillim të vitit të ardhshëm.

Advertisement