Kosovë – Thaci, bashkëpunimi me ICO dhe EULEX është institucional

“Natyrisht se z.Feith ka përgjegjësinë e tij për të prezantuar opinionet mbi zhvillimet në Kosovë. Bashkëpunimi i qeverisë së Kosovës me ICO-në, EULEX-in, të cilat kanë qenë të ftuara dhe të mirëpritura në Kosovë, është bashkëpunim i nivelit institucional në shërbim të qytetarëve të Kosovës, duke respektuar këshillat dhe rekomandimet. Por duke ruajtur gjithmonë autoritetin vendimmarrës të institucioneve legjitime të Republikës së Kosovës”, ka theksuar kryeministri Thaçi lidhur me një fakt të tillë. Ai ka thënë më pas se bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtare është bashkëpunim institucional në shërbim të qytetarëve të Kosovës. Por ai ka theksuar se gjithmonë respektohen rekomandimet dhe këshillat e këtyre institucioneve ndërkombëtare, por duke ruajtur gjithmonë autoritetin vendimmarrës të institucioneve të Kosovës. Bëhet e ditur se përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë, Peter Feith do të raportojë ditën e sotme para Komitetit të Jashtëm të Parlamentit Evropian për gjendjen aktuale në Kosovë.

Advertisement