Shqipëri – Berisha vizitë një ditore në Poloni, përkujtohet fillimi i Luftës së Dytë Botërore

Kjo ceremoni përkujtimore zhvillohet në qytetin e Gdansk, qytet portual i portit më të rëndësishëm të Polonisë në brigjet e Detit Baltik, një qytet i njohur edhe si vendlindja e lëvizjes Solidarnost, nën drejtimin e aktivistit politik të atyre viteve Les Valesa, i cili luajti një rol madhor në fundin e komunizmit në Evropën Qendrore. Qyteti historik i Gdansk, ku do të zhvillohet Ceremonia Përkujtimore me rastin e 70 vjetorit të fillimit të Luftës së Dytë Botërore është paralajmëruar të mirëpresë personalitetet më të larta të qeverive evropiane dhe institucioneve evropiane si Presidentin i Parlamentit Europian, Jerzy Buzek, Kryeministrin e Çekisë, Jan Fischer, Kancelaren Gjermane, Angela Merkel, Kryeministrin e Rusisë, Vladimir Putin, Kryeministrin e Serbisë, Mirko Cvetkovic, Kryeministrin e Sllovakisë, Dushan Caploviç, Kryeministrin e Estonisë, Andrus Ansip, Kryeministrin e Italisë, Silvio Berlusconi, Kryeministrin e Bjellorusisë, Siarhiej Sidorski, Kryeministrin e Letonisë, Valdis Dombrovskis, Kryeministrin e Lituanisë, Andrius Kubilius, Kryeministrin e Hollandës, Jan Peter Balkenende, Kryeministrin e Suedisë, Fredrik Reinfeldt, Kryeministrin e Finlandës, Matti Vanhanen, si dhe Ministrat e Jashtëm të Francës dhe Britanisë së Madhe, Berndard Kushner dhe David Miliband.

Advertisement