Afganistan – Nevojitet rishikim i strategjisë dhe ndryshime strategjike

Gjenerali i ushtrisë amerikane Stenli Mekristal thotë se situata në Afganistan është serioze, por se mund të arrihet sukses dhe se nevojiten ndryshime strategjike. Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gejts u tha gazetarëve se ende pret ta shohë raportin. Gejts tha se në Afganistan ka pasur hapa pozitiv, si për shembull shtimi i forcave amerikane dhe të koalicionit në vend. Por ai shtoi se pritet të ketë më shumë viktima ndërsa forcat e koalicionit pushtojnë pikat e kontrolluara nga Talebanët. Në Uashington, zëdhënësi i Pentagonit Brajën Uitman tha se vlerësimi i komandantit Mekristal nuk përmban kërkesa specifike për shtimin e trupave, por se presidenti amerikan Barak Obama dhe udhëheqësit e tjerë të NATOs mund ta diskutojnë këtë çështje më vonë.

Advertisement