Shqipëri – Tjetër rast me H1N1, shkon në 30 numri i të infektuarve

Një burrë i paraqitur pak ditë më parë në spitalin “Nënë Tereza” kishte shfaqur simptomat e njëjta me ato të gripit të derrit duke detyruar mjekët të marrin kampione për t’iu nënshtruar analizave në laboratorët e Bukureshtit në Rumani. Përgjigjja e analizave kanë treguar se pacienti ishte infektuar me virusin H1N1, duke e çuar në 30 numrin e të prekurve nga gripi i derrave në vend, ndërsa dyshohet për disa të tjerë. Mësohet se gjendja e të sëmurit nuk paraqitet e rëndë dhe ai po mbahet nën kujdesin e mjekëve.

Advertisement