Një ditë pas Kongresit të Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste ishte bërë publike dhe tërheqja e Arben Malaj nga kandidatura për të qenë në krye të PS-së, kreu aktual i kësaj partie nuk e kishte mësuar një fakt të tillë. Pyetjes së gazetarëve në lidhje me tërheqjen nga kandidimin për kreun e PS-së të Arben Malajt, Rama u përgjigj shkurt, “nuk kam dijeni për tërheqje të Malaj, do më vinte keq nëse do ishte e vërtetë, nuk bëj koment se nuk jam në dijeni”. “Partia Socialiste ka nevojë për të gjithë dhe ka nevojë për kontributet e të gjithve brenda një sitemi të pranuar rregullash e prioritetesh’ tha Rama.