Deklarata e shefit të diplomacisë evropiane u bë gjatë qëndrimit të Solanës në Damask, që është pjesë e turneut të tij në rajon. Solana tha se BE-ja po harton një plan për paqen dhe stabilitetin e rajonit e në këtë kuadër, Siria “ka një rol të rëndësishëm për të luajtur”. Mungesa e një marrëveshje të tillë nuk e ka lejuar Sirinë që të përfitonte nga Politikat Evropiane të Fqinjësisë. BE-ja e ka shtyrë nënshkrimin e një dokumenti të tillë pasi sipas Brukselit nuk kishin qenë rrethanat e duhura politike.