Gjatë këtij takimi, u diskutua mbi shkëmbimin e eksperiancave mes vendit tonë dhe vendeve të BE në kontrollin e sëmundjeve, veçanërisht të viruseve që prekin popullatën në mbarë botën. Ministrja Godo, theksoi se, menaxhimi i integruar i sëmundjeve në vendin tone është i domosdoshëm. Për këtë, ajo i shprehu shqetësimin e saj, Zsuzsanna Jakab, për sigurimin e tregut të vaksinës parandaluese të Virusit AH1N1. Godo vuri në dukje ambicien e Shqipërisë për të harmonizuar politikat e shëndetit publik në Shqipëri me ato të BE. “Shqipëria tashmë ka një ligj kuader “Për shëndetin publik” të vlerësuar nga BE dhe OBSH. Gjithashtu janë integruar një sërë shërbimesh të shëndetit publik në kujdesin parësor. Në Shqipëri do të ngrihet së shpejti një qendër koordinuese rajonale për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve infektive. Shqipëria disponon një sistem efikas për survejancen e sëmundjeve infektive” tha Godo. Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për kontrollin e përhapjes dhe pasojave të gripit AH1N1. Zsuzsanna Jakab rekomandoi eksplorimin e mundësisë së prokurimit të vaksinës ndaj virusit AH1N1 përmës kanaleve të BE-së.