Tiranë – Oketa pret studentët që do të kryejnë studimet ushtarake jashtë vendit

Gjatë bisedës me ta, ministri Oketa ka theksuar faktin se “përveçse një privilegj, përfundimi me sukses i studimeve në këto shkolla, është dhe një detyrim e përgjegjësi e madhe, që keni përballë familjeve tuaj dhe institucionit të Ministrisë së Mbrojtjes. Ju përfaqësoni Shqipërinë dhe Forcat e saj të Armatosura, si një vend anëtar i NATO-s, ndaj duhet ta bëni këtë gjë me dinjitet të lartë”. Ministri i Mbrojtjes ndër të tjera i shprehu studentëve edhe përkrahjen që do të kenë nga institucioni i Ministrisë së Mbrojtjes dhe strukturat e saj, gjatë viteve të studimit. Këtë vit akademik do të fillojnë studimet 20 studentë, nga të cilët 9 janë vajza. Përveç studimeve ushtarake një pjesë prej tyre do të studiojnë edhe në specialitete civile si mjekësi, ekonomi, juridik, infermieri e inxhinieri.

Advertisement