Angli – Fond për ndihma Pakistanit

Brown e konfirmoi ndihmën gjatë një takimi me presidentin e Pakistanit, Asif Ali Zardari, i cili theksoi nevojën e Pakistanit për të përmirësuar aftësinë e të luftuarit kundër militantëve. Britania ka rreth nëntë mijë trupa ushtarake në Afganistan që luftojnë me militantët në zonat kufitare të Pakistanit dhe sipas ushtrisë tre të katërtat e sulmeve terroriste kundër tyre e kanë prejardhjen nga ato zona.

Advertisement