“Rritja ekonomike e 2008-es ishte më e madhe nga sa ishte parashikuar, 8%. Një llogaritje e parametrave është e domosdoshme”, u shpreh Berisha. Gjatë mbledhjes së komitetit të planifikimit të strategjive, kryeministri deklaroi se një nga masat që do të mbajë në kontroll financat publike do të jetë dhe ndryshimi i destinacionit të të ardhurave nga privatizimet. Berisha ka anulluar skemën e vjetër kur gjysmat e të ardhurave të grumbulluara nga privatizimet shkonin direkt për shlyerje borxhesh. Me vendimin e Komitetit të Planifikimit të Strategjive u vendos që këto para të përdoren për financimin e të ardhurave dhe investimet dhe kompesuar rënien e të ardhurave ndaj planit. “Ndryshon raporti i përdorimit të tyre për investime me përdorimin e tyre për shlyerjen e borxhit dhe pranohet një rritje 1% e borxhit, duke ngelur 4% në borxhin që gjetëm ne në vitin 2005”, tha kryeministri. Berisha deklaroi se Shqiperia është ndër të vetmit vende në botë që nuk u prek nga kriza ekonomike.