Greqi – Opozita fajëson qeverinë për zjarret

“Ky zjarr nuk ishte i pashmangshëm, kemi mundur t’i ikim nëse do të ishin mësuar mësimet nga viti 2007”, tha lideri i PASOK. Qeveria pohon se erërat e forta vështirësuan fikjen e zjarreve në pjesën lindore të Atikës, ku janë shkatërruar sipërfaqe të mëdha të malit dhe mbi 150 shtëpi. Mediat greke gjithashtu kritikuan mënyrën me të cilën qeveria zgjidhte problemin e zjarreve, që tashmë janë ndalur. “Nëse kjo është e shumta që mund të bëjë qeveria, atëherë urgjentisht duhet të ndërrohet”, shkruan e përditshmja ‘Ethnos’. Gjithashtu sipas të përditshmes ‘Kathemerini’, autoritete bënë gabimet e njëjta sikur në vitin 2007, kur gjatë zjarreve vdiqën rreth 70 njerëz, kryesisht në Peloponez. Zjarret filluan të premten e kaluar në fshatin Gramatiko, rreth 40 kilometra në verilindje të Athinës dhe shpejë u përhapën drejt kryeqytetit. Aeroplanët grekë, italianë dhe francezë dhe qindra zjarrfikës dhe ushtarë arritën që t’i vënë nën kontroll zjarret vetëm pas tri ditëve. Ndërkohë janë shkatërruar 30.000 hektarë mal dhe ullishte, e disa mijëra njerëz janë evakuuar.

Advertisement