Khatami ka thënë se procesi është “fatkeq, shkatërrues dhe pa kurrfarë vlere legale”. Autoritetet kanë nxjerrë para gjykatës dhjetra njerëz, përfshirë disa zyrtarë të lartë të administratës së Khatamit, nën akuzat se kanë nxitur trazira pas fitores së presidentit Mahmud Ahmadinexhad në zgjedhjet e qershorit. Khatami mbështeti kandidatin reformator Mir Hosein Musavi, i cili ngriti pretendime për mashtrime në zgjedhje.