Shqipëri – OBSH përfshin vendin në projektin për mbrojtjen e shëndetit nga ndryshimi i klimës

I financuar nga qeveria gjermane, me një shumë totale prej 7 milionë eurosh, vendi ynë do të përfitojë pjesën e tij prej 1 milion euro, me të cilat parashikohet që të realizohet një plan kombëtar shëndetësor, ku përfshihet përgatitja dhe përgjigja e sistemit shëndetësor dhe menaxhimi i emergjencave që lidhen me klimën. Projekti ka një shtrirje kohore prej 2 vjetësh dhe parashikon konkretisht kapacitetet për të monitoruar ndotjen e ajrit dhe për t’iu përgjigjur asaj, mekanizmat e gatishmërisë për sëmundjet infektive, në përputhje me rregulloren ndërkombëtare të shëndetit, si dhe sistemi i informacionit shëndetësor mjedisor lidhur me klimën.

Advertisement