Tiranë – Vasili, MB të përqendrohet tek krimi i rrugës

“Ne jemi këtu që të tërheqim vëmendjen e forcave të rendit që krahas betejave të tyre dhe sakrificat me të cilat përballen ata përditë, nuk duhet zbehur aspak vëmendja ndaj goditjes, zbulimit në kohën e duhur dhe sa më shpejt të këtij fenomeni aspak të këndshëm që po vihet re me shqetësim të madh nga shumica e qytetarëve. Njëkohësisht ne i sugjerojmë Ministrisë së Rendit në mënyrë të veçantë që ajo të intensifikojë dhe të ndërtojë një raport sa më intensiv me qytetarët për sigurimin e informacionit sa më të plotë, në kohë reale, duke siguruar dhe konfidencialitetin e informatorëve me qëllimin e vetëm kapjen dhe izolimin e këtij kontingjenti që ka filluar të kthehet në një problem shqetësues për komunitetin” deklaroi Vasili. Vasili shtoi se LSI mbështet Policinë e Shtetit në betejën e saj për të fituar qoftë me krimin ordiner apo dhe me atë të organizuar.

Advertisement