“Themeli i politikës së SHBA-ve ndaj Kosovës është i thjeshtë dhe i qartë: Së pari, pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, dhe përkrahja e SHBA-ve për Kosovën është e pazmbrapsur. E dyta, mbetemi të bindur në projektin tonë të përbashkët të ndërtimit të një vendi demokratik, të zbatimit të ligjit, një vendi shumetnik, tolerant dhe vend i prosperitetit, i cili do të jetë anëtar i plotë i familjes trans- atlantike dhe evropiane.” Zoti Dell ka shërbyer edhe më parë në Kosovë, duke qenë shef i shërbimit diplomatik në vitit 2001 dhe 2002.