Kosovë – Thaci takohet me ambasadorin Dell

Lajmi bëhet i ditur nga zyra e kryeministrit kosovar në një komunikim dhënë për mediat ku bëhet e ditur se Thaçi duke i uruar mirëseardhje ambasadorit Dell, ka shprehur konsideratat më të larta për angazhimin dhe kontributin shumëvjeçar të tij në mbështetje të Kosovës dhe popullit të saj. Thaçi gjithashtu ka falenderuar me këtë rast SHBA-në për mbështetjen dhe përkrahjen pa rezerva gjatë gjithë proceseve që ka kaluar Kosova. Në këtë takim zyrtar Thaçi, u shpreh për një bashkëpunim jashtëzakonisht të ngushtë me ambasadorin Dell, si në kohën kur Dell ka udhëhequr me sukses misionin amerikan në Kosovë. Ndërkohë nga ana e tij Ambasadori Dell u shpreh i kënaqur me faktin se ndodhet sërish në misionin e tij në Kosovë, duke premtuar bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë e Republikës së Kosovës për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të hershme midis Kosovës dhe SHBA-së. Dell rikonfirmoi mbështetjen e SHBA-së për Kosovën, për përkushtimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndërtimin e shtetit ligjor, zhvillimin ekonomik dhe integrimin e vendit në institucionet euro-atlantike.

Advertisement