Ai gjithashtu u shpreh se qëndrimi i tij dhe i katër anëtarëve të tjerë për mosmarrëveshje me Partinë Demokratike nuk motivohet nga interesa personale. Ndërsa pyetjes të gazetarëve se do të kthehej në Partinë Socialiste pas largimit të tij nga LSI-ja Klosi iu përgjigj se nuk e ka shqyrtuar asnjëherë kthimin tek Partia Socialiste. Dy ditë më parë 5 antëtarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim si Pëllumb Xhufi, Sabit Brokaj, Ndre Legisi, Mustafa Muçi dhe Fatos Klosi i bënë apel kreut të LSI-së Meta të rishohë marrëveshjen me PD-në.