Ditën e sotme ndërkaq, paraqitet një tjetër ditë e vështirë për ekipet e zjarrfikëseve të cilët duhet të shuajnë gjashtë vatrat e zjarreve që ende janë të ndezura, nga 80 të tilla në total që ka patur gjatë këtyre ditëve në Greqi. Eshtë drejtimi i erërave ai që sipas ekspertëve favorizon zhvillimin e zjarrit dhe përballë kësaj situate, autoritetet tashmë kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Dëmet deri tani konsiderohen të mëdha, me dhjetëra banesa janë djegur dhe qindra hektarë pyje të djegura plotësojnë atë që është quajtur si katastrofa më e madhe ekologjike që ka pësuar Athina.