Kosovë – Institucionet nuk pajtohen me protokollin policor me Serbinë

Kuçi, në një bisedë për të përditshmen “Koha Ditore”, ka përjashtuar mundësinë që Prishtina zyrtare të jetë duke e përgatitur ndonjë version të vetin, të cilin do t’ia ofronte EULEX-it si opsion të pranueshëm për nënshkrim. “Për ne nuk është e rëndësishme përmbajtja e marrëveshjes sa është i rëndësishëm aspekti juridik i saj”, ka shpjeguar Kuçi, duke rikujtuar se drejtuesit e shtetit gjatë takimit me shefin e EULEX-it, Yves de Kermabon, e kanë refuzuar marrëveshjen në tërësi dhe nuk kanë premtuar se do ta shqyrtojnë përmbajtjen e saj.

Advertisement