Zyrtari paralajmëroi se është ende herët për të shpallur fituesin në zgjedhjet presidenciale të vendit ndërsa duhet të paktën katër ditë për të shpallur fituesin. Përfaqësuesit e fushtës së presidentit Hamid Karzai, deklaruan se duke iu referuar rezultateve fillestare, Karzai ka fituar me diferencë të thellë. Por nga ana tjeter një zëdhënës i ministrit të Jashtëm Abdullah Abdullah, deklaroi se Abdullah duket si fitues nga numërimi i votave. Ndërkohë që zyrtari i Komisionit të Pavarur të Zgjedhjeve, Daoud Ali Najafi tha se jo të gjitha votat janë numëruar dhe se do të duhen edhe katër ditë për të publikuar rezultatet zyrtare. Ai gjithashtu i vuri në diskutim njoftimet e mëparshme sipas të cilave pjesëmarrja në votime ishte mes 40 dhe 50%, duke shtuar se miliona afganë sfiduan kërcënimin taleban për të shkuar dje në votime.