Tiranë – Gjergj Koja kreu i ri i PSV91

Ky akt mbërrin pas dorëheqjes së dhënë nga kryetari i mëparshëm, Petro Koçi, pas rezultateve që sipas tij ishin të pakënaqshme të arritura nga kjo forcë politike në zgjedhjet e 28 qershorit. Nga ana e tij, Koja pas zgjedhjes si kryetar i ri i PSV-91 deklaroi se synon që me një grup politik të fuqishëm të riorganizojë partinë në të gjithë vendin. “Mbështesim koalicionin PSV 91 – LSI në dobi të stabilitetit të vendit. Jemi të gatshëm të mbështesim edhe riorganizimin e së majtës pas largimit të Ramës”. Më pas ka shtuar se “shpreh keqardhjen për prishjen e rregullave të lojës në PS”. “Mirëpresim çdo socialist të zhgënjyer nga diktatura në PS që të militojë me dinjitet tek PSV-91”, mësohet të jetë shprehur Koja.