Këta janë: Avni Spahiu, Uashington (SHBA), Bekim Sejdiu, Ankara (Turqi), Gazmend Pula, Tiranë (Shqipëri) dhe Anton Berisha, Lubjanë (Slloveni). Një ditë më herët, presidenti Sejdiu dekretoi ambasador të Kosovës në Berlin (Gjermani), Vilson Mirditën. Ditëve në vijim, Sejdiu pritet të akreditojë edhe ambasadorët në 13 ambasadat e tjera të Kosovës që pritet të jenë funksionale gjatë këtij viti. Dekretimi i ambasadorëve nga ana e presidentit bëhet vetëm pasi vendet të pranojnë kredencialet e të propozuarve kosovarë. Ministria e Jashtme, ndërkaq, është në procedim të përzgjedhjes finale të shërbimit civil dhe diplomatik.