Zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid tha se tre guerilje ishin përfshirë në këtë incident, pjesë e strategjisë për prishjen e zgjedhjeve presidenciale dhe lokale. Qeveria afgane kërcënoi dje se do të dëbonte gazetarët e huaj dhe do të mbyllte median lokale nëse nuk përfillej urdhri për të mos përmendur ndonjë dhunë të mundshme ditën e zgjedhjeve, një masë që parashikon, sipas Kabulit, të evitojë një abstenim të fortë.