Ky ka qenë apeli i sekretarit të përgjithshëm të ish të burgosurve dhe të përndjekurve politik gjatë gërmimeve të bëra në fshatin Kuç të rrethit të Shkodrës në përpjekje pët të gjetur eshtrat e dy të burgosurve Sokol Sokoli dhe Tom Doja ish të burgosur në Qafë Bardh të rrethit të Pukës. “Ka 18 vite që të përndjekurit politik kërkojnë eshtrat e prindërve të familjarëve të tyre të civilët janë pushkatuar pa gjyq nga diktatura komuniste. Shteti shqiptar dhe politika po hesht ndaj krimit komunist, atëherë është detyra jonë që e përballuam terrorin komunist ti kërkojmë këto eshtra dhe ti bëjmë një varr. Kurrë nuk do të ketë qetësi në Shqipëri nëse nuk do të gjenden eshtrat e dëshmorëve të fjalës së lirë” u shpreh Sekretar i përgjithshëm i të burgosurve, Besim Ndregjoni. Më 22 maj të vitit 1984 rreth 700 të burgosur në burgun e Qafë Barit do të organizon një demostratë kundër dhunës që ushtrohej çdo ditë mbi ta nga pushteti i asaj kohe. Sokol Sokoli dhe Tom Doja të dy nga rrethi Dukagjinit të Shkodrës do ishin dhe iniciatorët e kësaj proteste të cilët një muaj më vonë do të dënoheshin me pushkatim dhe trupat e tyre u varrosën në një fushë të fshatit Kuç. Ndërkohë akoma mbeten të pazbardhura varrezat e 4000 të pushkatuarve të tjerë.

Advertisement