Izrael – OKB thirrje për ndaljen e politikës ekspansioniste

Në një raport që do të prezantohet gjatë sesionit të Këshillit të të Drejtave të Njeriut në Gjenevë, nga 14 shtatori në 2 tetor, Pillay ka denoncuar “shkeljet e rënda të kryera nga shteti hebre gjatë sulmeve në Rripin e Gazës në periudhën dhjetor-janar. “Qeveria e Izraelit duhet të ndalë ekspasionin e kolonive të tij, që janë të paligjshme”, ka shpjeguar përgjegjësi i OKB-së në raportin e tij, që i referohet pikërisht situatës të së drejtave të njeriut në territoret plestineze nga sulmi izraelit deri në muajin prill. Në dokument, Pillay kërkon edhe “ndaljen e menjëhershme të largimit dhe shkatërrimit të shtëpive të palestinezëve”. “Situata e të drejtave të njeriut që tashmë është kritike, nuk ka ndalur asnjëherë të përkeqësohet”, ka theksuar Pillay duke folur për dhunën e rëndë gjatë sulmeve në Tsahal të Gazës.

Advertisement