Tiranë – Dajti përdorte identitet të rremë si nënkomisar i policisë së Korcës

Pas arrestimit të tij në vendngjarje efektivëve u ka tërhequr vëmendjen një cantë e vogël në formë jastëku brenda së cilës janë zbuluar 3 dokumenta relativisht të reja që e identifikonin Dajtin si polic të një grade të lartë. Në dokumenta Dajti kishte identitetin e nënkomisar Agron Zeneli i policisë së Korcës. Dokumentet ishin të njëjta me ato që ka përdorur policia shqiptare për identifikim përgjatë 18-19 viteve postdiktaturë. Gjithsesi, hetimi ende nuk ka përcaktuar autenticitetin e këtyre dokumenteve të identifikimit që Dritan Dajti kishte me vete. Ato shkruajnë se janë lëshuar nga komisariati i policisë së një qyteti të Shqipërisë së Mesme – jo nga Durrësi – por është ende herët të përcaktohet nëse janë kopje të falsifikuara me një precizion të lartë, apo origjinale. Mësohet se Dajtit i janë sekuestruar radio, armë, dokumenta policie, nëntë aparate celulare si edhe një numër i madh kartash telefonike.

Advertisement