Tiranë – Krerët e politikës kryejnë homazhe në nderim të katër policëve të vrarë

Të parët kanë qenë Ministri i Brendshëm Bujari Nishani, si dhe zëvendësministrat Gent Strazimiri dhe Ferdinand Poni. Pas tyre kanë kryer homazhe zyrtarë të tjerë të lartë si Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu së bashku me zëvendësministren, Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili si dhe drejtori i Marrëdhënieve me Publikun, Dritan Ylli, Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, Kryeministri Sali Berisha, Kryetarja e grupit parlamentar në PS, Valentina Leskaj dhe sekretarja për marrëdhëniet me jashtë në selinë rozë, Arta Dade.

Advertisement