Ndaj tij rëndon akuza e vrasjes me thikë të bashkëfshatarit të tij 32-vjeçar, Ilir Leka. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje për shkaqe banale të pronësisë, bazuar te një konflikt i çastit për lejimin apo jo të dhenve të bashkëfshatarit në kullotën personale. Ka qenë 32-vjeçari Ilir Leka, i cili ka mbetur i vrarë në orët e para të mëngjesit me thikë, nga një person i cili dyshohet të ketë qenë Luftar Sharka. Ilir Leka u dërgua në spital, por ndërroi jetë në spital nga plagët e rënda, ndërkojë që pas ngjarjes së rëndë, Luftar Sharka është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.