Shqipëri – Dyshohen 13 persona për H1N1

Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se veç 8 rasteve të konfirmuara deri më tani nga analizat e kryera në Rumani, dyshohet se janë edhe 13 raste të tjera të infektuar me virusin H1N1. Mësohet se nga 13 rastet e dyshuara, katër prej tyre janë të sapo kthyer nga Anglia ndërsa të tjerët nuk kanë qenë jashtë shtetit. Sipas ISHP-së, 3 raste janë identifikuar jashtë Tiranës, 2 në Vlorë dhe 1 në Sarandë. Mjekët bënë të ditur se të 13 personat e dyshuar me gripin e derrave nuk janë në gjendje të rëndë ata kanë simptomat e një gripi të zakonshëm.

Advertisement