Kryetari i PDSH-së, Thaçi e përgëzoi Kryeminstrin Berisha për fitoren në zgjedhjet e fundit parlamentare. Kryeministri u shpreh se fitorja e një mandati tjetër është një avantazh i madh për vazhdimin e projekteve që synojnë të shkëpusin Shqipërinë dhe shqiptarët nga prapambetja shekullore. “Në këtë kontekst, katër vitet e ardhshme do të jenë një mundësi shumë e madhe për zhvillimin ekonomiko-social. Ky zhvillim do të përqëndrohet në disa drejtime, ku më kryesoret do të jenë ndërtimi dhe zhvillimi i infrastrukturës, ku përfshihen mes të tjerave tre akse të rëndësishme si: Rruga e Arbrit, Boshti i Jugut dhe aksi Fierzë-Koman. Po ashtu, një prioritet të madh do të ketë edhe infrastruktura dixhitale si një komponent tepër i rëndësishëm i zhvillimit të vendit” tha Berisha gjatë takimit me Thaçin. Kryeministri e njohu Thaçin edhe me projektet e tjera të qeverisë në lidhje me arsimin, investimet publike, bujqësi dhe turizëm. Më tej, Kryeministri Berisha dhe Thaci shkëmbyen mendime edhe për situatën e përgjithshme në rajon dhe Maqedoni.