Kosovë – Serbët akuzojnë ushtarët kosovarë për trafikim organesh

Dik Martin i cili do të hetojë rastin ka mbërritur në Beograd dhe po shqyrton provat që serbët disponojnë dhe që akuzojnë ushtarët shqiptarë për trafikim organesh gjatë luftës të viteve 1998-1999 në Kosovë. Ndërkohë nga ana tjetër autoritetet në Kosovë kanë mohuar akuzat e serbëve ndërsa shprehen të gatshëm për të bashkëpunuar me këdo që është i interesuar të kryejë hetime të paanshme për zhvillimet gjatë luftës në Kosovë. Sipas autoriteteve Kosovare, ish Ushtrisë Çlirimtare nuk janë përfshirë në trafik organesh të personave të zhdukur gjatë luftës.

Advertisement