Sot ai betohet në parlament përmes një ceremonie solemne betimi dhe ky moment mund të cilësohet në mënyrë zyrtare si nisja e mandatit të tij të dytë si president i Iranit, megjithëse nga ana e tyre, mbështetësit e opozitës kanë paralajmëruar sërish për protesta. Pas ceremonisë së betimit, Ahmedinejad ka dy javë kohë për të emëruar kabinetin e tij, i cili pastaj duhet të miratohet nga ligjvënësit që po bëhen gjithmonë e më skeptikë ndaj tij.