Lajmi bëhet i ditur nga gazeta amerikane “New York Times”, sipas të cilës Rasmusen, e ka bërë këtë deklaratë gjatë fjalimit të parë të mbajtur në Bruksel si shef i ri i NATO-s. Në prill të vitit që shkoi, Greqia bllokoi anëtarësimin e Maqedonisë në NATO për shkak të kontestit të emrit, gjatë Samitit të Aleancës në Bukuresht.