Maqedoni – Fuere, të kryhen reforma që të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE

“E dëgjuat komisionerin për Zgjerim, Olli Rehn, i cili tha se Komisioni Evropian ka disponim të japë rekomandim për fillim të negociatave, por për ta bërë atë, gjithsesi i duhen argumente maksimale, në mënyrë që t’u tregojë shteteve anëtare se vendi ka kryer pjesë të rëndësishme të punëve. Shpresojmë se në periudhën e ardhshme do të ndërmerren hapa për t’u realizuar kjo”, deklaroi euroambasadori Fuere, pas takimit me anëtarët e Këshillit gjyqësor. Lidhur me deklaratën e ministres greke të Punëve të Jashtme, Dora Bakojanis, e cila paralajmëroi veto të dytë për Maqedoninë, Fuere tha se vlerësimi i Komisionit Evropian, bazohet vetëm në përmbushjen e përcaktimeve, por se megjithatë, vendimin politik për atë e mban Këshilli i BE-së.

Advertisement