Palestinë – Mblidhet kongresi i Fatah

Mahmud Abas foli në fillim të kongresit të parë të lëvizjes Fatah në 20 vjet. Programi i ri i lëvizjes Fatah e cila është mbledhur në një kongres pikërisht për t’u reformuar, flet për forma të reja qëndrese, si mosbindja civile ndaj shtrirjes së vendbanimeve hebreje. Projekti që do të miratojë kongresi i Fatahut lë të hapur opsionin për revoltë të armatosur nëse bisedimet e paqes me izarelin dështojnë, si dhe nuk përjashton mundësinë e shpalljes së njëanëshme të shtetit palestinez. Përpjekja për të reformuar Fatahun vjen në një kohë shumë të rëndësishme, kur amerikanët po përpiqen të ndërmjetësojnë bisedimet mes Autoritetit Palestinez që mbizotërohet nga Fatahu dhe Izraelit.

Advertisement